Godet vëllanë me lopatë për faturën e energjisë

 Faturat e prapambetura të energjisë janë bërë moll sherri, e ndërsa tashmë autori i këtij akti është lënë i lirë nga ana e policisë. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Qukës të Librazhdit, ku Tasho Kovaçi, 32 vjeç, dyshohet se ka dhunuar me bishtin e lopatës vëllanë e tij, Alfred Kovaçi, 28 vjeç.

Policia bën me dije se dy vëllezërit janë të martuar dhe banojnë në të njëjtën banesë së bashku me prindërit. 32-vjeçari ishte kthyer para pak ditësh nga Greqia, e ndërsa familja Kovaçi rezultonte debitore te OSHEE-ja.

Dyshohet se 32-vjeçari ka marrë një lopatë dhe ka goditur disa herë vëllanë. Të njëjtat burime shtojnë se Alfred Kovaçi ka marrë disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hetimet ndaj 32 vjeçarit po vijojnë, për veprën penale “dhunë në familje. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?