Godinat e reja të drejtësisë, kryeprokurori Çela: Na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka vlerësuar nismën për ngritjen e Qendrës së Drejtësisë, një pol i ri urban i godinave të sistemit të drejtësisë, duke e konsideruar atë si vizionar dhe një zgjidhje afatgjatë.

Në dëgjesën publike, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Çela tha se megjithatë nevojitet një zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale që kanë institucionet. Ai përmendi Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë, për të cilën tha se nuk do të mund të funksionojë dot normalisht brenda 2 apo 3 viteve të ardhshme.

“Është një proces vizionar, mendoj se është zgjidhje afatgjatë dhe i përgjigjet pak a shumë atyre që janë nevojat tona, duke patur fleksibilitet edhe sa i përket rritjes organike të institucioneve. Shqetësimi im është që duke patur parasysh afatet që do të duhen për zhvillimin e projektit deri në përfundimin e tij, duhet të marrim parasysh nevojat që kanë institucionet deri në mbërritjen në pikën finale që kërkojnë zgjidhje të përkohshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam parashtruar problemin e Prokurorisë së Shkallës së parë të Tiranës, ku për 2 apo 3 vite do të kemi pamundësi të funksionimit normal të saj. Mendoj se këto duhen mbajtur në konsideratë për të gjetur një zgjidhje të ndërmjetme”, u shpreh Çela.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?