Goditën efektivët që donin t’ju ndalonin muzikën pas orës policore, arrestohen tre të “fortët” në Elbasan
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë goditur punonjësit e Patrullës së Përgjithshme.
Në pranga kanë rënë Jani Tafani, 52 vjeç, Dritan Begolli, 42 vjeç dhe Olsi Ebeja, 39 vjeç, të tre banues në Elbasan.
Arrestimi i tyre u bë pasi nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, kanë konstatuar se në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, lokali në pronësi të shtetasit R.T., vijonte të ishte i hapur me muzikë të lartë./d.m-kohajone.com
KOHA JONË SONDAZH

