Goditet banda e kokainës, 100 mijë euro në muaj. Paratë vinin në Shqipëri

Policia italiane në Peskara ka shkatërruar një bandë trafikantësh droge e përbërë nga 5 shtetas shqiptarë dhe një çift romësh, burrë e grua, të akuzuar si furnizues me kokainë dhe heroinë të disa zonave në Itali.

Mediat italiane bëjnë të ditur se operacioni i koduar “Paccoto” çoi në pranga disa anëtarë të bandës, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur.

Mësohet se 2 shqiptarë, kreu i bandës e njëri prej anëtarëve janë shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, droga kryesisht heroinë, kokainë e marijuanë hynte në Itali përmes korrierëve shqiptarë që e trafikonin nga Gjermania, Hollanda e Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas lënda narktoike transportohej me anë të automjetëve, të modifikuar posaçërisht për fshehjen e drogës. Në Itali trafiku i drogës koordinohej nga Sante Morelli i cili thirrej me nofkën Paccoto dhe nga bashkëshortja e tij Rosa Bevilacqua.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bëhet e ditur se banda përfitonte mesatarisht 100 mijë euro në muaj nga trafikimi i drogës. Shumica e parave nisej cash drejt Shqipërisë me anë të autobuzëve që bënin linjën Itali-Shqipëri.

Kjo bandë furnizonte cdo muaj me rreth 2/3 kg drogë e rëndë e 5 kg marijuanë tregjet ilegale të drogës në rajonet e Abruzzos e Marche.

arresti droga guardia di finanza 3 novembre

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?