Goditet banda italo-shqiptare e drogës, sekuestrohet një Lamborghini

Aktiviteti i e drogës ishte duke u zhvilluar në mes të Milanos dhe Teramos, në sajë të një organizate  kriminale italiane dhe shqiptare. Ata kishin krijuar lidhje me një sipërmarrës ndërtimi në Aquila, “D’alessandro”  i cili siguronte “rregullimin” për të qëndruar të huajt në Itali. Ai është arrestuar, ndërsa si bashkëpunëtorë të organizatës ka pasur mbi 20 persona, shumica shqiptarë e italianë, por edhe disa rumunë.

Policia sekuestroi prona të ndryshme, rreth 10 makina, mes të cilave edhe një Gallardo Lamborghini dhe një varkë, që mendohej se transportonte lëndët narkotike.

Hetimet e Policisë së Teramos çuan në tetë arrestime (përfshirë 5 nën arrest shtëpie dhe në 3 në burg) si dhe 13 të tjerë janë nën hetim.

Organizata “Perno” ishte një sipërmarrëse në  Aquila, e cila “vinte” mjetet e biznesit, duke përfshirë makina për transportin e drogës me bashkëpunëtorët shqiptarë.

Aktiviteti i parë i hetimeve çoi në sekuestrimin e 6 telefonave celularë, 1 kg kokainë dhe 3 kg marihuanë.

Aktiviteti i paligjshëm i sipërmarrësit italian nuk i shpëtoi edhe Guardia di Finanza në Aquila, teksa ai gjatë të njëjtës periudhë kishte kryer operacione të rrema, evazioni fiskal, dhe afera korruptive.

Koordinimi mes të Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza dhe aktivitetet e mëtejshme përgjimin e agjentëve të policisë, kanë ndihmuar për të zbardhur aktivitetin kriminal të 21 personave, që merreshin kryesisht me trafik droge.

Nga këto, gjyqtari hetues i Gjykatës së L'Aquila, duke pranuar kërkesat e Prokurorit David Mancini, ka lëshuar një urdhër për zbatimin e masave parandaluese me burg kundër shtetasve, G.A, lindur në Shqipëri, 28 vjeç, D.G, lindur në Shqipëri, 23 vjeç, AMG, lindur në Rumani 30 vjeç, si dhe arrest shtëpie për Ë.D.A, lindur në L'Aquila, 43 vjeç, I.L.M, lindur në Rumani, 31 vjeç, E.B, lindur në Shqipëri, 38 vjeç, banues në Castellanza (Milano), D.B, i lindur në Shqipëri, 38 vjeç, banues në Busto Arsizio (Varese).

A.M/ Koha Jonë

SHKARKO APP