Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës, aksion i madh policor në Shqipëri e pesë shtete të tjera

Autoritetet policore në Breshia të Italisë kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një superoperacion policor, i quajtur “Kitchen”, në koordinim me Shërbimin Qëndror Operativ në bashkëpunim me repartet policore në Alessandria, Como, Monza, Brianza, Pavia, Ferrara e Verona si dhe me autoritetet policore të Shqipërisë, Belgjikës, Gjermanisë, Rumanisë e Spanjës.

Të dyshuarit duhet të përgjigjen për një sërë veprash penale, të tilla si pjesëmarrje në organizatë kriminale me synim trafikun e drogës, dëmtim me dashje, plaçkitje, shitjen e substancave narkotike, si dhe mbajtjen e transportimin e armëve të zjarrit, shkruajnë mediat italiane.

Mediat e vendit fqinj nënvizojnë se detaje nga operacioni i madh do të bëhen publike në një dëgjesë që do të bëjë Prokurori në Breshia, ku do jepen edhe detaje për arrestimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?