Goditet më thikë një person në Delvinë, arrestohet autori

Një 38-vjecar ka mbetur i plagosur rëndë në Delvinë pas një sherri.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës pranë një lokali, ku Panajot Imeri është goditur me thikë në brinjë dhe krahë.

Ai është transportuar drejt spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe vazhdon të jetë i shtruar, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Delvinës ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai është Festim Abdi, 55-vjec i njohur si “Feçi”, ish biznesmen i lokaleve të natës në Sarandë, person me precedentë të mëparshëm penalë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale, pasi dy personat kanë qenë duke konsumuar alkool.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?