Goditet nga rrufeja duke peshkuar, humbet jetën 46-vjeçari në Lagunën e Karavastas

Një 46 vjeçar është gjendur i pajetë në Lagunën e Karavastas. Mësohet se viktima është Agim Shkoza, banues në Divjakë. Shkoza ka qenë duke peshkuar me varkë në lagunë, dhe dyshohet se është goditur nga një rrufe.

 

Njoftimi zyrtar:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastas është gjetur pa shenja jete shtetasi Agim Shkoza, 46 vjeç, banues në Divjakë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas ka qenë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike (rrufe).

Po kryhen veprimet proceduriale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?