Goditi djalin e ish-deputetit, PD i nxjerr emrin efektivit (VIDEO)

Gjatë protestës së djeshme, Policia shoqëroi edhe djalin e ish-deputetit të PD-së, Luan Baçi. PD denonconte një efektiv policie, pa uniformë në ato momente, i cili sipas tyre kishte goditur Bruno Baçin, djalin e ish-deputetit të Fierit.

Ngjarja ndodhi dje pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, e sipas PD, Bruno Baçi vetëm po filmonte me telefon momentin.

“Kreshnik Aliaj qe shikoni ne foto, është operacionali i policisë që sulmoi i veshur civil dhe dhunoi Bruno Baçin, djalin e kryetarit te PD Fier dhe ish deputetit Luan Baci. Këta nuk janë polic që përfaqësojnë shtetin, këta janë polic qe përfaqësojnë bandën në pushtet”, thekson zëdhënësja e PD.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?