Goditi gruan me thikë. Burri del të jetë xheloz, i dhunshëm dhe rrinte shpesh i dehur

Një tjetër grua u godit me thikë, dhe rrezikon jetën. Çifti Aleko dhe Manjola Myrtollari kishin prej kohësh grindje dhe probleme mes njëri-tjetrit dhe 1 muaj e gjysmë më parë janë shpërngulur nga Tirana në Korçë. Bashkëshorti Aleko Myrtollari ushtronte dhunë ndaj Manjola Myrtollarit.

Në banesë kanë qenë fëmijët e çiftit, por autori (babai) i ka nxjerrë jashtë dhe më pas ka qëlluar disa herë më thikë bashkëshorten. Bashkëshorti konsumonte alkool, dhe rrinte shpesh i dehur. Ai punonte jashtë shtetit për pak muaj, ndërsa bashkëshortja ishte e papunë.

Ata jetonin me qira, kishin konflikte për motive xhelozie, bashkëshorti që dyshonte te gruaja e tij për tradhti. Gruaja ndodhet në reanimacon në gjendje tepër kritike për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse duam të mbrojmë gruan, duhet të heqin pjesën e kalbur të sistemit mbrojtës, të kemi polici, gjykatë dhe shoqata që punojnë, e jo që vajtojnë pas çdo vrasje dhe harrohen në zyra. Nëse duam që të mbrojmë gratë, personat drejtues në Policinë e Shteti apo në Ministrinë e Brendshme, dikush duhet të japë dorëheqjen, sepse zinxhiri i drejtësisë është i kalbur dhe ligji nuk ka fuqi në këtë vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?