Goditi me grushta punonjësen e policisë, arrestohet 27-vjeçarja

Një 27-vjeçare është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka kundërshtuar dhe goditur një efektive të policisë.

Mësohet se në pranga është vënë Sonila Budini, me banim në Durrës.

Ndalimi i saj u bë pas një konflikti që ajo pati me persona ende të paidentifikuar në lagjen nr. 18 të qytetit bregdetar.

Sipas policisë, e reja, gjatë shoqërimit për në komisariat, ka sulmuar fizikisht punonjësen e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik./ABCNews

SHKARKO APP