Goditi për vdekje britanikun, gjykata vendos për ekstradimin e kuksianit

Elton Sefa do të ekstradohet drejt Londrës. Kështu ka vendosur Gjykata e Durrësit për 22-vjeçarin, i cili akuzohet se ka vrarë punëdhënësin e tij në Londër.

Sefa u arrestua më 2 mars me qëllim ekstradimi drejt Anglisë.

Njëkohësisht është arrestuar edhe avokati 23-vjeçar i Sefës, Arsen Çaushja, i cili kërkoi pezullimin e ekstradimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sefa ka lindur në Kukës dhe është banues në Xhafzotaj të Shijakut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vitin e kaluar ai goditi me sende të forta një ndërtues britanik në Londrën qëndrore.

Britaniku ndërkohë po punonte për riparimin e çatisë së një ndërtese.

Mediat britanike kanë raportuar, se krimi ka ndodhur për motive të dobëta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?