Goditja e efektivit, Policia: Padi gjyqtarit që liroi autorin

Vendimin e Gjykatës së Fierit për të liruar tre protestuesit, njëri prej të cilëve goditi me gurë efektivin gjatë protestës, është kundërshtuar nga Policia e Shtetit. Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit, thotë se në seancë u injoruan provat e pakundërshtueshme dhe i raporteve të shërbimit të Policisë së Shtetit.

”PSH do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore si për të mbrojtur jetën e punonjësve të saj, ashtu dhe për të vënë përpara drejtësisë bashkëpunëtorët e krimit, edhe kur këta mbajnë të veshur padrejtësisht mantelin e gjyqtarit. Policia e Shtetit do të depozitojë padi penale ndaj gjyqtarit Sota, si dhe do të referojë pranë organeve të Vettingut dokumentacionin që provon absurditetin e vendimit të tij”,-thuhet në qëndrimin e Policisë së Shtetit.

Gjykata vendosi masën e sigurisë ”arrest shtëpie” për Pëllumb Isufajn, i cili akuzohet se goditi një polic me gur duke e lënë të plagosur. Ndërsa është dhënë masa ”detyrim paraqitje” për Enkeled Kafranin dhe Vladimir Zykajn. Gjyqtari Pirro Sota shqyrtoi me kërkesë të avokatit mbrojtës të Pëllumb Isufajt disa pamje filmike dhe doli në përfundimin se ai nuk ka qëlluar me gurë drejt policisë. Për këtë arsye u vendos masa arrest shtëpie për Pëllumb Isufajn.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagim i plotë i Policisë së Shtetit

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi i sotëm i gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Pirro Sota, për të liruar nëpunësin e Bashkisë Mallakastër, që goditi me gur në kokë një punonjës policie në krye të detyrës, ka tronditur të gjithë Policinë e Shtetit. Arroganca, shpërfillja ekstreme e ligjit dhe injorimi flagrant i provave të pakundërshtueshme dhe i raporteve të shërbimit të Policisë së Shtetit, që provonin atë që ka parë tashmë gjithë Shqipëria, janë të papranueshme.

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë mbrojtjen e veçantë të ligjit, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Rreziku për jetën e punonjësve të PSH, shtohet jo vetëm nga papërgjegjshmëria e elementëve kriminalë, por edhe e gjyqtarëve të lidhur me krimin. Policia e Shtetit e ka dëshmuar me gjakun e qindra dëshmorëve, përgjegjësinë e saj publike dhe nuk mund të pajtohet me vendime skandaloze të ndonjë gjyqtari të papërgjegjshëm, vendime të cilat jo rrallë herë kanë lënë të pandëshkuar jo vetëm autorët e plagosjeve ndaj policëve, si rasti aktual i Fierit, por edhe vrasësit e tyre.

PSH do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore si për të mbrojtur jetën e punonjësve të saj, ashtu dhe për të vënë përpara drejtësisë bashkëpunëtorët e krimit, edhe kur këta mbajnë të veshur padrejtësisht mantelin e gjyqtarit. Policia e Shtetit do të depozitojë padi penale ndaj gjyqtarit Sota, si dhe do të referojë pranë organeve të Vettingut dokumentacionin që provon absurditetin e vendimit të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?