Gogu: Në Tiranë PS merr 20 mandate deputetësh, prioriteti ynë është BE-ja
”Partia Socialiste ka vendosur në listat e hapura për zgjedhjet parlamentare të 11 majit kandidatët me peshë elektorale”, kështu tha deputeti dhe njëkohësisht kandidati i PS për qarkun e Tiranës, Toni Gogu, i cili garon në listën e hapur dhe nuk e sheh si negativitet, rrezik apo luftë të brendshme, por si motivim.
”Në listën e hapur vendosën kandidatë me peshë dhe madje po të shohësh janë deputetë aktualë. Ndryshe do prishej edhe gara. Madje kam marrë edhe komplimente nga një përfaqësues gjerman për kandidimin në listën e hapur, pasi më tha se “aty vendosen ata që kanë peshë” në elektorat. Programi i PS është vazhdimësia, e kemi në zemër, në gojë dhe pse jo në lutje, përballë elektoratit. Ka një program që e ka hartuar sekretariati i PS-së, i hartuar, pra një dokument. Kemi kapituj të qartë për të gjitha fushat”, u shpreh Gogu në lidhje me vështirësinë e garës elektorale për të.
Nga ana tjetër, thotë se PS në Tiranë merr 20 mandate deputetësh. ”Ne jemi prej 12 vjetësh, mund të jemi 16, por mund të jemi edhe 20 vite. Ne marrim aq mandate sa na japin shqiptarët. Unë mendoj se mandati i 19 në Tiranë është realitet, i arritshëm, por ne do marrim 20 mandate në Tiranë, shikojmë edhe mandatin e 20-të dhe këtë e tregojnë edhe sondazhet. PS e ka treguar në fushatat elektorale të fundit se i fiton zgjedhjet përballë opozitës dhe me rritje në rezultate”.
KOHA JONË SONDAZH

