Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën e fundit të opozitës në Tiranë, duke kritikuar ashpër qëndrimin e organizatorëve të saj.
Në reagimin e tij, Gogu u shpreh se ata që pretendojnë të përfaqësojnë qytetarët nuk pasqyrojnë aspiratat reale të shoqërisë, duke shtuar se shqiptarët nuk kërkojnë tensione apo përplasje, por stabilitet dhe zgjidhje konkrete për problemet e përditshme.
“Këta pretendojnë të jenë zëri i qytetarëve a thua se qytetarët duan zjarr e flakë! Por ndaj dalin në zgjedhje ashtu siç dalin. Qytetarët duan Shqipërinë europiane që vështirësitë dhe problemet që ka i zgjidh me punë të përditshme! Dhe Shqipëria nuk ndalet”, shkroi Gogu.
KOHA JONË SONDAZH

