Go*itja në zemër fatale për 14-vjeçarin, 8 persona në pranga. Familja e autorit ikën nga banesa
Tetë persona janë arrestuar nga policia e Maliqit lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit me thikë nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg. Në pranga është vënë autori 14-vjeçar, babai E.G dhe xhaxhai i tij R.G, 4 të mitur si dhe 34-vjeçari Flori Çela.
Ka qenë një goditje e vetme në zemër që i ka shkaktuar vdekjen 14-vjeçarit. Pas kryerjes së krimit, autori i cili mbeti i dëmtuar, ka tentuar që të largohet me një automjet me 34-vjeçarin, që ishte i pranishëm kur ndodhi sherri. Babai dhe xhaxhai i të miturit akuzohen për veprime që pengojnë të vërtetën pasi fshehën thikën me të cilën u krye krimi. Ndaj autorit rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt.
Katër të miturit e arrestuar kanë gjithashtu të pranishëm në konflikt dhe akuzohen se kanë tentuar që të pengojnë zbulimin e së vërtetës. 34-vjeçari Flori Çela që tentoi të largohej me autorin, akuzohet për moskallëzim krimi. Sherri ka nisur për motive banale të tipit “pse më shikon dhe më shan”.
Kishte të paktën disa muaj që dy të miturit kishin fërkime për diskutime të tilla. Ditën e djeshme ata janë takuar rastësisht në lokalin e fshatit Pirg, ku të dyja palët kanë qenë të shoqëruar me shokët e tyre. Familja e autorit ka mbyllur shtëpinë në fshatin Leminot dhe është larguar për arsye sigurie. Megjithëse kryfamiljari është arrestuar, pjesëtarët e tjerë janë larguar.
KOHA JONË SONDAZH

