Gomone me 7 kuintalë hashash, dy shqiptarë të arrestuar

Një gomone e fuqishme, që transportonte rreth 7 kuintalë marijuanë, e cila kapte vlerën e tregut prej rreth 7 milionë eurosh, është sekuestruar pranë brigjeve të Barit nga ushtarakë të Repartit Operacional Ajror të “Guardia di Finanza”.

Dy shqiptarë nga Vlora, të identifikuar me inicialet T. K. 45 vjeç dhe D. Q. 40 vjeç, të cilët gjendeshin mbi bordin e gomones, janë vënë nën pranga dhe akuzohen për trafik ndërkombëtar të narkotikëve, si dhe për shkelje të normave të sigurisë së lundrimit.

Dy trafikantët janë bllokuar pas një ndjekjeje të gjatë në det, në tentativë për t’u shpëtuar forcave të policisë së italiane. Në bordin e motoskafit gjendeshin edhe një numër i konsiderueshëm mbështjellësesh droge, si dhe disa bidona benzine.

SHKARKO APP