Gomonia me 560 kg drogë, policia: Dy shqiptarët e arrestuar nga Vlora, hodhën në det ngarkesën
Policia e Shtetit jep detaje per dy shqiptaret e arrestuar ne Itali, teksa ishin ne skafin me 557 kg droge te kapur nga policia italiane.
“Gjatë ndjekjes, 2 skafistët e hodhën ngarkesën në det. Më pas ajo u rikuperua dhe rezultoi se ishte rreth 560 kg marijuanë. Të arrestuar janë shtetasit G.M., 32 vjeç dhe A.B., 27 vjeç nga Vlora”- njofton policia.
Njoftimi i policise
Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë të mundur ndalimin e një mjeti lundrues të përdorur për trafik lëndësh narkotike në afërsi të Brindizit, Itali.
Gjatë ndjekjes, 2 skafistët e hodhën ngarkesën në det. Më pas ajo u rikuperua dhe rezultoi se ishte rreth 560 kg marijuanë.
Të arrestuar janë shtetasit G.M., 32 vjeç dhe A.B., 27 vjeç nga Vlora.
2 forcat policore po punojnë bashkarisht për këtë rast, si dhe për të zbuluar bashkëpunëtorë në këtë tentativë trafikimi.

KOHA JONË SONDAZH

