Gomonia me 8 mln euro drogë, dy skafistët nga Vlora dhe me precedent penalë
Policia italiane ka zbardhur detajet e operacionit të kapjes së gomones me drogë të trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë.
Dy skafistë shqiptarë të arrestuar janë nga Vlora e me precedent penal në trafikimin e drogës.
Sipas Policisë italiane, gomonia është identifikuar nga trupat ajrore e detare të operacionit Triton 2017 të agjensië europiane Frontex në orën 19:00 të ditës së mërkurë, 25 janar 2018, në ujërat e komunës Pugnochiuso të provincës së Foxhias.
Ka qenë shpejtësia e gomones dhe drejtimi i lundrimit që kanë sjellë dyshimet e verfikimit të saj.
Roja bregdetare italiane e Policia Financiare italiane e Barit si nga ajri e toka janë vënë nën ndjekje të gomones me drogë.
Skafistët sapo kanë pikasur ndjekjen kanë hedhur lëndën narkotike në det e pasi mbërritur në bregdetin e Pugnochiuso kanë braktisur gomonen e janë larguar në këmbë për t’i shpëtuar forcave policore italiane.
Pas krehjes së territorit, repartet operative të Financës së Manfredonia e Viestes kanë mundur të kapin dy skafistët ende me rroba të lagura që ishin fshehur në një vilë rezidenciale.
Dy skafistët janë shtetas shqiptarë me inicialet K.B 52 vjeç dhe B.A 39 vjeç dhe janë arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Dy skafistët janë nga Vlora dhe me precedent penal.
Madje shtetasi B.A 39 vjeç rezulton dhe shkelës i një urdhër dënimi të Gjykatës italiane të Leçes.
Lënda narkotike peshonte rreth 885 kg marijuanë dhe e konfeksionuar në 55 pako të madhësive të ndryshme.
Gomonia është e gjatë 9 metra me dy motorra të fuqishëm dhe tani ndodhet nën sekuestrimin e policisë italiane në portin e Vestes.
Marijuana e sekuestruar vlerësohet të jetë mbi 8 milionë euro. /Ora News
KOHA JONË SONDAZH

