Gomonia me 900 kg kanabis, reagon Policia e Shtetit
Gomonia me 900 kg drogë, e kapur në Itali, sipas Policisë së Shtetit, operacioni ndërkombëtar u iniciua nga një informacion i autoriteve shqiptare. Në një reagim për mediat, thotë se: ”Bazuar në informacionet për implikim të mundshëm në aktivitet kriminal, Policia shqiptare njoftoi homologët malazeze për lëvizjet e dy të dyshuarve. Ata u mbajtën nën vëzhgim për 3 ditë me radhë në territorin e Malit të Zi”,-thuhet në njoftimin e Policisë.
Reagimi i plotë i Policisë së Shtetit
Gomonia me drogë, e nisur nga Mali i Zi, që u kap në Foxhia të Italisë falë një operacioni ndërkombëtar u iniciua nga një informacion i Policisë shqiptare. Shtetasit me iniciale A.B. 40 vjeç dhe K.B., 53 vjeç nga Vlora të arrestuar në flagrancë për trafik ndërkombëtar narkotikësh, kanë kaluar në datë 22 janar 2018, në orën 14:42 minuta dhe 15:34 në Pikën e Kalimit kufitar të Muriqanit drejt Malit të Zi.
Bazuar në informacionet për implikim të mundshëm në aktivitet kriminal, Policia shqiptare njoftoi homologët malazeze për lëvizjet e dy të dyshuarve. Ata u mbajtën nën vëzhgim për 3 ditë me radhë në territorin e Malit të Zi.
Me daljen e gomones në det u angazhuan forcat e Guardia di Finanzas dhe policitë kufitare të 3 vendeve si dhe Frontex. Pas disa orë ndjekje, trafikantët kanë hedhur në det lëndën narkotike dhe janë larguar duke tentuar arratisjen, por pa sukses. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rastit të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve.
KOHA JONË SONDAZH

