Gonzato: Drejtësia dhe kujtesa, hapa kritikë për Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato vizitoi sot Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Ai diskutoi me drejtoreshën e AIDSSH, Gentiana Sula mbi rolin e tyre vendimtar për të hedhur dritë mbi periudhën e errët të së shkuarës komuniste.

“Përcaktimi i së vërtetës, rivendosja e transparencës dhe dëmshpërblimi i duhur i viktimave të brutalitetit komunist janë e vetmja mënyrë për të rikthyer dinjitetin e viktimave dhe për t’i hapur rrugën pajtimit”, theksoi Goznato.

“Drejtësia dhe kujtesa janë hapa kritikë për Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE”, nënvizoi ai. “Me mbështetjen e BE-së, Shqipëria po trajton çështjen e personave të zhdukur në një përpjekje për të nderuar viktimat si dhe për të edukuar të rinjtë e saj përmes gabimeve të së shkuarës”, shtoi më tej ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

SHKARKO APP