Gra në biznes, të dënuara e të dhunuara bashkohen në një panair
Ambasada e Holandës në Tiranë hapi dyert për panairin e grave në biznes. Diplomatja përfaqësuese e Holandës në Tiranë tha se forca e grave dhe puna e tyre mund të sjellë ndryshim radikal në shoqëri. Pjesëmarrëse në ekspozitë ishin gra në biznes por edhe përfaqësuese të komunitetit rom dhe egjiptian.
Ambasada e Holandës në bashkëpunim me Organizatën Together for Life, organizoi panairin e grave në biznes.
Në këtë aktivitet morën pjesë gra ne biznes, vajza e nëna të dhunuara, apo autore krimesh që kanë kryer dënimin bashkë me përfaqësuese të komunitetit rom dhe egjyptian.
Ato shpalosën punën e tyre dhe ambicien se për t’ia dalë mbanë duhet punë dhe se ndërveprimi mundet të krijojë një të nesërme.
Ambasadorja e Holandës në Tiranë, Guusje Korthals Altes, shprehet se forca e grave dhe puna e tyre mund të sjellë ndryshim radikal në shoqëri.
Guusje Korthals Altes: Besojmë në fuqinë që gratë dhe burrat kanë kur punojnë për një botë me barazi gjinore. Dhënia e mundësisë grave për të shfrytëzuar këtë potencial është një investim që është në të mirë të të gjithëve, në të mirë të botës por edhe brezave të ardhshëm.
Punimet artizanale, qëndismat aksesorët dhe kartolinat e realizuara nga gratë pjesëmarrëse u ekspozuan në ambientet e Ambasadës holandeze në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

