Grabitën çiftin e moshuar, arrestohet edhe autori i pestë

Shkon në 5, numri i të arrestuarve për vjedhjen me dhunë të çiftit të të moshuarve, ndërkohë që një autor është ende në kërkim.

Burime nga Policia bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit është bërë arrestimi i 35-vjeçarit banues në Maqellarë. 6 personat grabitën dhe dhunuan një çift të moshuar në banesën e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Vijon  operacioni policor “Maqellara”

Shkon në 5, numri i të arrestuarve për vjedhjen me dhunë të ndodhur me datë 2 shkurt, në një banesë.

Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve profesionale  të kryera, si dhe në vijim të operacionit të koduar “Maqellara”, u bë e mundur kapja e personit të pestë, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vjedhjen me dhunë.

Gjatë paraditës së sotme, shërbimet e policisë kapën dhe  arrestuan shtetasin :

  1. B., 35 ,vjeç, banues në Maqellarë.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

SHKARKO APP