Grabitësit e Fierit në gjykatë për masën e sigurisë
Gjykata e Fierit do të japë sot masën e sigurisë për tre autorët e grabitjes së pikës së këmbimit valutor, ku mbeti i plagosur rëndë 53-vjeçari Agur Vrenozi, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Në gjykatë kanë mbërritur Zini Fyraj 37-vjeç dhe Lulëzim Demiraj nga Vlora si dhe Dashamir Gergali 41-vjeç nga Fieri. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së premtes së 2 marsit 2018.
Rreth orës 10:55 minuta, tre personat me armë dhe me maska grabitën pikën e këmbimit valutor në pronësi të Gezim Hoxhës, cili së bashku me bashkëshorten bëri rezistencë dhe kërkoi ndihmë.
Por i vetmi që u shkoi në ndihmë ishte pronari i ndërtesës Agur Vrenozi. Dy burrat janë përleshur me dy grabitësit të cilët qëlluan të paktën dy herë me armë zjarri. Një plumb kapi në kokë 53-vjeçarin Vrenozi, ndërkohë Gëzim Hoxha mori dëmtime me sende të forta.
Autorët u larguan nga vendngjarja me një makinë me targa të falsikuara, duke marrë edhe një sasi parash. Nën ndjekjen e policisë, autorët braktisën mjetin dhe u vënë në pranga në fshatin Baltëz. I pari në lumin me të njëjtin emër, i dyti pranë Urës së fshatit dhe i treti i fshehur në një banesë.
KOHA JONË SONDAZH

