Grabitësit e kasafortës në burg, Rama: Dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë

Pas kapjesë së autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në twitter, Rama shkruan se kjo zbardhje e ngjarjes dhe kapje e autorëve është dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar.

“Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë,që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë,një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?