Grabitet dhe vritet roja i një karburanti në Maminas
Një grabitje me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Maminas të Durrësit, ku është dhunua roja i një karburanti.
Burime për SYRI.net thonë se ngjarja ndodhi gjatë natës rreth orës 02:30 në një karburant në Maminas, ku viktima punonte si roje.
Arif Sula 50 vjeç u dhunua nga persona të paidentifikuar, të cilët tentuan që të grabisnin karburantin.
Roja i karburantit u dërgua në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë rreth orës 04:00 për shkak të dëmtimeve që kishte pësuar.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të identifikuar e arrestuar grabitësit.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbuluar identitetin e autorëve dhe drejtimin për nga u larguan pas ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

