Grabitet filiali i Postës Shqiptare, ja sa para morën grabitësit

Dy persona të maskuar me kapuçët e xhupave kanë hyrë sot në filialin e Postës Shqiptare në Babrru, duke vjedhur një shumë parash 200 mijë lekë.

Mësohet se autorët janë dy adoleshentë, të cilët pasi morën 2 milionë të vjetra u larguan në drejtim të Alliasit. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë që po krehin zonën për kapjen e tyre.

Ndërkaq janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe vijon ndjekja e kontrolli në drejtimin ku kanë lëvizur autorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:15, në Babrru.

Dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?