Grabitet kompania e ndërtimit, autorët largohen me kasafortën
Aktualitet E Premte, 30 Prill 2021 21:12
Është denoncuar paraditen e kësaj të marte në polici grabitja në ambjentet e një kompanie ndërtimi në Tiranë, në afërsi të autostradës.
Burime policore, të cilët citojnë denoncuesit, bëjnë të ditur se grabitësit kanë vjedhur me thyerje zyrën e administratorit të kompanisë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se grabitësit kanë marrë kasafortën e kompanisë gjatë orëve të natës.
KOHA JONË SONDAZH

