Grabitet makina e Safet Gjicit i marrin para e sende personale

 

Automjeti i Safet Gjicit, Presidentit të klubit të Futbollit të Kukësit, ka rënë pre e grabitësve. Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Tiranës.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se nga mjeti “Toyota” në pronësi të Gjicit janë marrë një telefon celular, disa dokumente dhe rreth 100 mijë lekë të reja. Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Kavajës”, në afërsi të një taverne, ku Gjici kishte parkuar automjetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë shoferi i Gjicit, shtetasi me inicialet Rr.L, 33 vjeç, ai që ka bërë denoncimin në polici, ndërsa kjo e fundit nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?