Grabitet me armë në shtëpinë e tij këngëtari lezhjan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shëngjin të Lezhës, ku pak pas mesnatës së martë 3 persona të maskuar dhe të armatosur kanë kërcënuar dhe grabitur shtëpinë e këngëtarit të njohur Zef Beka. Grabitësit nën kërcënimin e armëve kanë arritur të marrin rreth 1.5 milion lekë të reja, të cilat gjendeshin në shtëpinë e Zef Bekës. Objekti, i cili është grabitur është një restorant dhe kati i dytë, i cili shërbente si shtëpi për familjarët e tij. Pronari i restorantit ka deklaruar para hetuesve se gjendej me familjen e tij brenda banesës, kur ka konstatuar në dhome 2 prej grabitësve, të cilët i kanë kërcënuar familjen.  Sipas tij, ata kanë marrë paratë e grumbulluara nga shfrytëzimi i restorantit për dasma, si dhe çelësin e makinës së tij. Për shkak të maskave, Zef Beka nuk ka njohur asnjërin prej grabitësve, ndërsa hidhen dyshime se ata mund te kishin dijeni per shumën e parave që gjendej ne banesë. Mësohet se automjeti është gjendur i përplasur në segmentin e vjetër rrugor Lezhe – Milot në dalje të fshatit Manati, por grabitësit kanë mundur të largohen. Policia ngriti menjëherë disa postblloqe dhe kreu disa kontrolle, por pa mundur të bjerë në gjurmët e autorëve. Mediat lokale raportojnë që jane shoqeruar dhe marre ne pyetje rreth ngjarjes disa persona, ndërsa behet e ditur se janë sekuestruar edhe disa sende në cilësinë e provës materiale, të cilat mund t’i dërgojnë efektivët e Lezhës drejt autorëve të mundshëm të kësaj grabitjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?