Grabitet me dhunë një person, i marrin 60 000 lekë dhe 1500 euro

Një person ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim me akuzën e vjedhjes me dhunë të një shtetasi.

Blutë kanë arrestuar shtetasin Anton Gjergjndreaj 18 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi S.M 21 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Të dy të rinjtë dyshohen se me datë 02.10.2016, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur me dhunë shtetasit I.K. shumën prej 60 000 lekë dhe 1500 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?