Grabitet posta sekrete e Prokurorisë

Persona të paidentifikuar kanë grabitur postën sekrete të Prokurorisë së Durrësit, duke marrë informacion të klasifikuar. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë Zyrës Qendrore të Postës në këtë qytet.

Korrieri i institucionit është sulmuar nga dy persona pasi ka dalë nga posta. Grabitësit i kanë marrë materialet që ai kishte tërhequr për llogari të organit të akuzës.

“Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar , të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana jonë po punohet intensivisht dhe po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?