Grabiti dy turistët nga Polonia, arrestohet 44-vjeçari në Memaliaj (Emri)

Policia e Memaliajt ka arrestuar një 44-vjecar, pasi akuzohet se është autor i grabitjes së një shume parash dhe dokumentesh të 2 turistëve nga Polonia. Në pranga ka përfunduar Bujar Hyseni, 44 vjeç, banues në Memaliaj.

Njoftimi i policisë:
Punonjësit e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas marrjes së njoftimit se 2 turistëve të huaj u ishin vjedhur nga motorri në parkingun e një lokali në zonën e Krahësit Tepelenë, dokumentet dhe portofoli me një sasi parash, menjëherë nisën punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sipas policisë, pas rreth 1 ore është identifikuar autori, si dhe u ndalua rreth një kilometër e gjysmë larg vendngjarjes, së bashku me lekët dhe dokumentet e vjedhura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Bujar Hyseni, 44 vjeç, banues në Memaliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka vjedhur nga çanta, të cilën turistët e kishin lënë mbi motor, jashtë lokalit ku po drekonin, portofolin me lekë, pasaportën dhe disa dokumente të turistëve polakë T.C, 46 vjeç dhe A.C, 47 vjeçe, bashkëshortë.

Materialet në ngarkim të shtetasit të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për “Vjedhje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?