Grabitja, dëshmitari: “Çohuni se na vranë”; Kalimtari në gjendje të rëndë
Një pikë këmbimi valutor është grabitur në orët e paradites në qendër të Fierit, teksa policia ka arrestuar njërin prej autorëve në kohë rekord.
Një kalimtar ka hyrë për të ndihmuar pronarin, por është qëlluar me pistoletë në kokë nga grabitësit, të cilët më pas janë larguar. I plagosuri është Agur Vernozi, i cili u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Fierit dhe është në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë, i plagosur ka mbetur edhe pronari i pikës së këmbimit valutor. Policia ka arritur të kapë njërin prej grabitësve dhe ka sekuestruar çënten me paratë e vjedhura. Mësohet se autori është 32-vjeçari me inicialet D.S nga Vlora. Mësohet se autori ka ikur me makinën e tij drejt fshatit Baltëz, ku ka braktisur mjetin dhe është hedhur në lumë, por pak minuta më vonë policia e ka arrestuar.
Një dëshmitar, i cili ka qenë prezent në momentin e grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Fier ka rrëfyer momentet e tmerrit kur dy persona u futën në një pikë të këmbimit valutor.
”Po kërkonte ndihmë ai i valutës dhe ajo gruaja brenda, por njeri nuk u afrua fare. Policia nuk ishte. Më pas erdhi Aguri mori karrigen time dhe e godet, por në atë kohë ai qëllon. Unë isha pas Agurit dhe rashë menjëherë që mos me merrte plumbi. Ata ishin dy veta të maskuar me automatik. Më pas ikën në këmbë. Çohuni o popull thashë unë se na vranë. Policia erdhi pas gjysmë orë. Kurse ambulanca erdhi më vonë, pas policisë”.
KOHA JONË SONDAZH

