Grabitja e 7.5 mln lekëve, burg për dy policët privatë

”Arrest me burg”, ka dhënë Gjykata e Durrësit për dy policët privatë që shoqëronin furgonin me paratë e bankës, që u vodhën pasditen e 14 dhjetorit në zonën e Shkozetit. Ata akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhuar për të ruajtur paratë që po transportonin.

Grabitja ndodhi në datë 14 dhjetor rreth orës 16:50 në zonën e Shkozetit, 100 m para mbikalimit të Unazës së plazhit. Tre autorët të armatosur dhe të maskuar shfrytëzuan kohën e keqe me shi për t’i ngritur pritë makinës së kompanisë private të sigurimit dhe për t’i grabitur paratë.

Gjykata e Durrësit vendosi vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të datës 14.12.2018, ora 24:00, të shtetasit Fejzi Hekuran Sakaj, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal, në zbatim të nenit 259 pika 3 të Kodit Procedurës Penale si dhe caktimin e masës shtrënguese ”arrest në burg” ndaj personit nën hetim Fejzi Sakaj, në zbatim të neneve 232 gërma “dh” e 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata vlerësoi si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të datës 14.12.2018, ora 23:30, të shtetasit Astrit Nefail Gjata, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal, në zbatim të nenit 259 pika 3 të Kodit Procedurës Penale. Caktimin e masës shtrënguese ”arrest në burg” ndaj personit nën hetim Astrit Gjata, në zbatim të neneve 232 gërma “dh” e 238 të Kodit Procedurës Penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?