Grabitja e 990 mijë eurove në Rinas, kush është ”truri” i grupit
Në 30 qershor të 2016-ës, brenda pistës së aeroportit të Rinasit ndodhi një grabitje ku autorët arritën të merrnin 990 mijë euro. Sipas ”Shqiptarja.com”, tashmë për këtë ngjarje ka një person të pandehur dhe ai quhet Aleks Pepa.
Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga “Interpol”, dhe cilësohet nga prokurorët e Krimeve të Rënda si “truri” i kësaj grabitje.
9 muaj pas ngjarjes, policia dhe prokuroria në shkurt të 2017 realizuan një kontroll të imtësishëm në banesën e prindërve të Aleks Pepa, ku gjetën 50 mijë euro brenda në frigorifer, sasi e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Pepa dhe dy bashkëpuntorët e tij janë identifikuar nga analizat e ADN-së dhe qelizat telefonike, të cilat kanë vërtetuar se në 30 qershor 2016, autorët janë lokalizuar nga antenat telefonike në zonën e Rinasit.

KOHA JONË SONDAZH

