Grabitja e argjendarisë në Kamëz, zbulohen detaje të reja
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me grabitjen me armë të argjendarisë në Kamëz, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.
Sipas Klan News, në grabitje janë përfshirë katër persona. Policia ka arritur që të sekuestrojë kamerat ku duken qartë tre persona të armatosur dhe të maskuar që dalin nga mjeti dhe futen brenda argjendarisë, ku arritën që të grabisin afro 500 gramë flori.
Personi i katërt kishte rolin e shoferit dhe ky i fundit ka qëndruar në mjet deri sa kanë dalë tre autorët nga biznesi dhe më pas janë larguar me mjetin tip “BMË”.
Ndërkohë policia po heton dhe po punon me zbërthimin e kamerave të tjera të sigurisë për të parë nëse ky grup kriminal është larguar drejt Fushë-Kruës, apo drejtim të Durrësit.