Grabitja e Bankës; Brava e thyer e bodrumit, shishe uji e bishta cigaresh

Prokuroria ka dhënë më shumë detaje lidhur me grabitjen e cilësuar e ”Qetë”, në zonën e ish-Bllokut. Kështu thuhet se:”Brava e vjetër e derës është gjetur në tokë e thyer dhe e shkatërruar, ndërsa autorët kanë vendosur një bravë të re”.

Ky veprim mendohet se është kryer të premten në mbrëmje, më 5 gusht. Të gjitha lëvizjet tjera autorët i kanë kryer nga shkallët dhe porta e përparme e bodrumit, duke mos ngjallur dyshime tek askush, pasi kishin çelësat e bravës që kishin vendosur vetë.

Kështu, ata kanë nisur hapjen e vrimave në murin e bodrumit, që ndahej vetëm nga dy shtresa “tek tullë” me dhomën kasafortë ku mbaheshin paratë e bankës. “Muri ishte i amortizuar dhe tek tullë, shumë i lehtë për t’u hapur nga keqbërësit”, thanë burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, edhe ky fakt është një element rëndues për drejtorin e filialit të bankës që është arrestuar, pasi që në momentin kur ka marrë detyrën duhej që të kontrollonte gjithë elementët e sigurisë jo vetëm për dhomën kasafortë, por për të gjithë filialin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të realizuar këtë veprim, autorëve të krimit u janë dashur mjete si kriko, tuba metali, bombola gazi e oksigjeni, dalta, çekiç etj., të gjitha të gjetura në vendin e ngjarjes. Këto materiale janë futur aty nga ana e përparme e bodrumit, duke përdorur çelësat e bravës së vendosur nga autorët në derë, pas thyerjes së bravës së parë të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?