Grabitja e postës, Prokuroria: S’ka materiale që janë sekret shtetëror

Persona të paidentifikuar kanë grabitur postën sekrete të Prokurorisë së Durrësit. Prokuroria konfirmon ngjarjen, ndërsa thotë se nga përmbajtja e akteve të marra nuk cenohet hetimi për ndonjë nga çështjet, dhe nuk ka patur materiale të cilat klasifikohen si Sekret Shtetëror.

”Lidhur me rastin ju informojmë që kjo ngjarje ka ndodhur sot rreth orës 10:30, ku punonjësi i postës së Prokurorisë Durrës ka qenë objekt i sulmit nga persona të pa identifikuar.

Po kryhen veprimet hetimore me përparësi për verifikimet e rastit, në bashkëpunim me Drejtorin e Policisë të Qarkut Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duam të theksojmë se nga përmbajtja e akteve të marra nuk cenohet hetimi për ndonjë nga çështjet dhe nuk ka patur materiale të cilat klasifikohen si Sekret Shtetëror. Për momentin në mirëkuptimin tuaj për shkak të hetimit që po kryhet dhe sekretit te tij nuk mund të japim më shumë të dhëna”, mbyllet reagimi i prokurorisë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?