Grabitja e Rinasit, burg për Alkond Bengasin

Ka nisur seanca për Alkond Bengasin, një nga të arrestuarit për grabitjen e Rinasit më 9 prill. Gjykata nuk pranoi si avokat Adriatik Camen pasi nuk ka tagrat e përfaqësimit, duke i caktuar si avokate kryesisht Kristina Marku. Prej 9 prillit Prokuroria dhe policia zhvilluan hetime për zbardhjen e grabitjes së 5.8 milionë eurove, duke arrestuar 4 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë. Alkond Bengasi është kushëri i Klement Çalës. Ai akuzohet për grabitje, grup të strukturuar dhe armëmbajtje dhe prodhim municionesh. Vetë Klement Çala, është një person me precedentë të rrezikshëm dhe me të kaluar kriminale në Greqi dhe në Shqipëri po në fushën e grabitjeve të armatosura i cili vazhdon të jetë në kërkim që prej 2013-s.

Akuzat

Mes akuzave të ngritura është dhe vrasja e punonjësve të policisë e mbetur në tentativë. Materialet proceduriale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë “e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” thuhet ne njoftimin e policise se shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshohet se tre prej personave që kanë rënë në pranga kanë qenë në bashkëpunëtorë në role të ndryshme, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është njëri prej autorëve të grabitjes së 9 prillit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?