Grabitja/ Flet ish-drejtori i sigurisë: Kush është përgjegjësi

Ish-drejtori i sigurisë në Autoritetin e Aviacionit Civil, Martin Biba, i ftuar në emisioni “Tëpaekzpozuarit” në News 24 foli për superaksionin e Rinasit, ku dyshohet se grabitësit morën një shumë prej 10 mln euro.

Ai tha se të gjithë aktorët kanë përgjegjësi për këtë vjedhje, ndërsa tha se thyerja e perimetrit të sigurisë së Aeroporti “Nënë Tereza” është përgjegjësi kryesore e shtetit shqiptar. Nga ana tjetër, analisti Mentor Nazarko shtoi se kjo vjedhje mund të ketë pasur një bashkëpunim nga të gjithë aktorët, duke nisur brenda bankave e deri tek aeroportit.

Mes tjerash, gjatë debatit analisti Andi Bushati pohoi se shteti është i pafuqishëm të përballet me grupe të tilla. Ai nënvizoi  faktin se shtetit shqiptar i kanë rënë brekët në gjunjë dhe duket i ‘dorëzuar’ përballë nevojave të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga debati:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ylli Rakipi: Bota si i transporton këto para?

Biba: Dërgesat me para mund të shkojnë si kargo. Kargot në vendet tonë skanohen 100 për qind, ndërsa ka vende në botë ka vende që nuk  skanohen 100%. Dikush më shumë dhe dikush më pak, janë të gjithë pjesë e përgjegjësisë. Unë të jem i sinqertë,  besoj se thyerja e perimetrit të sigurisë është përgjegjësi e shtetit shqiptar.

Nazarko: Kjo vjedhje është bërë nga një bashkëpunim që janë brenda bankave, brenda shoqërive dhe brenda aeroportit. Ku është përgjegjësia më e madhe, tek bankat apo tek aeroportet. Ku ka pas rol kyç?

Biba: Në momentin kur pakot kalojnë pikën e skanimit brenda aeroportit, përgjegjësia është e aeroportit. Aeroporti ka programin e sigurisë aeroportual dhe dërgimi i pakove postare apo i kargove është përgjegjësi e aeroportit

Bushatit: Kemi një shtet që i kanë rënë brekët deri në gjunjë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?