Grabitja, Lleshaj vijon të thotë se nuk ka cenim të sigurisë kombëtare
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka marrë fjalën në seancën parlamentare ku po zhvillohet interpelanca që deputetët e opozitës kërkuan me të për ngjarjen e Rinasit.
Ai tha se ngjarja e 9 prillit është një ngjarje e rëndë por nuk kemi të bëjmë me cenim të sigurisë kombëtare.
“Një ngjarje shumë e rëndë në Rinas, pasi është një episod i përsëritur. Nuk është një ngjarje apokaliptike apo shkatërrim i sigurisë kombëtare. Ngjarja është e njohur dhe dëshmi e një serie dështimesh që janë përgjegjës në aeroport”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

