Grabitja, maskat plumb kokës shokut të pronarit (VIDEO)
Në sytë e dhjetëra tregtarëve dhe kalimtarëve, të armatosur me kallashnikov tre të persona grabitën një agjensi këmbimi valutor në Fier. Këto janë pamjet e së vetmes kamera sigurie në vendngjarje të siguruara nga ABC News.
Personi që merr karrigen dhe i drejtohet derës së agjensisë është Agur Vrenozi 63-vjeç. Tregtar dhe mik i pronarit tenton të mbajë mbyllur derën për të mos i lejuar grabitësit të dalin.
Kanë kaluar 10 minuta që nga çasti kur grabitësit hynë në pikën e këmbinit valutor. Në këtë përpjekje Agur Vrenozi 63-vjeç qëllohet me plumb në ballë. Në të njëjtën kohë autorët qëllojnë drejt pronarit Gëzim Hoxha 53-vjeç duke e plagosur edhe atë.
KOHA JONË SONDAZH

