Grabitja me një të vdekur, shoqërohen 40 persona në polici
Pas grabitjes së ndodhur në Rinas ku mbeti i vrarë një prej autorëve dhe u vodhën miliona euro, janë shoqëruar në komisariat të paktën 40 persona. Mes të shoqëruarve mësohet të ketë edhe nga punonjësit së sigurisë së aeroportit.
Bëhet me dije se në afërsi të vendit ku u gjet trupi i pajetë i grabitësit, është gjetur edhe një furgon plot me armatime.
Grabitësit pak pasi kanë marrë paratë, janë larguar menjëherë nga aeroporti, por në ikje janë shkëmbyer me forcat e policisë, duke i sulmuar me granata e kallashnikov.
KOHA JONË SONDAZH

