Grabitja në Durrës, autori i armatosur me pistoletë kishte vendosur kapele e syze
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga grabitja që ndodhi ditën e sotme në qytetin e Durrësit një pikë dhëniesh kredie. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:24, ku një person ende i paidentifikuar me pistoletë ka marrë paratë mbi banak.
Në total, janë grabitur 1 milionë lekë të vjetra. Raportohet se autori ka vepruar në momentin e orarit të drekës dhe më pas është larguar me shpejtësi në rrugën dytësore.
Dëshmitarët e kanë parë autorin, të cilin e përshkruajnë si të maskuar, me kapele e syze dhe me armë.
Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Në Durrës, në lagjen nr 12, në një rrugë dytësore, në filialin e një banke të nivelit të dytë, rreth orës 14:24, një person ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë dhe është larguar me vrap. Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë. Në kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore. Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.
KOHA JONË SONDAZH

