Grabitja në Rinas, Dylgjeri: Për të ngritur % e sondazheve të politikës

Analisti Ylli Dylgjeri, përmes një postimi në facebook, ironizon për grabitjen e milionave euro në Rinas. Për të, kjo është punë partie, pasi siç shkruan, është për të ngritur % e sondazheve të politikës. Ai ”zbardh” edhe skemën e përdorur nga PS-ja.

”Ndaj o burra! Ti vërvitemi parasë. Skema është po ajo. Zhurmë me gazin e policisë në Breg të Lumit, të tjerat i zgjidhim në Aeroport. Në fund, paratë e rrëmbyera tu jepen kompanive të sondazheve. I kollandrisin vetë ata. Nuk ka më asnjë hezitim!  Atëhere, le të presim shifrat e muajve Prrill e Maj. Sondazhit mos Ju ndaj! Si fillim: Të ndahen lekët”,-shkruan Dylgjeri.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Na duhen para për sondazhin…

Swiss Digital Mobile Reklama

Kohë thashethemesh? Mbase. Nga katet e larta të politikës, të policisë e të oligarkëve vinë informacione të çuditshme! Nën zë të thonë paratë në Aeroport janë vjedhur për të ngritur
% e sondazheve të politikës!! Rezultati i marsit ishte një skëterrë…Ky është hall! Shifra ishte tronditëse!

Në PS po komentohet: Na e hipën të gjithë!  Ne vërtetë na pëlqen pak hipja, por jo kështu! PD edhe LSI janë lart! Lart, lart, në çdo muaj! Shkurt, Mars, Prill… Nuk ka faj as IPR, as Ylli Ndroqi e as Zaloshnja! Zgjedhjet lokale po vijnë. Si do jenë shifrat e rradhës? Prap me kandar farmacie do të maten simpatizantët e PS?…Duhet bërë urgjentisht një skemë.

Duhen para? Atëhere…Mbusheni!Të vidhen fizikisht! Kjo është arma. Ne jemi të majtë. Në luftë baballallarët tanë kishin një rregull: Edhe nëse armë s’keni, Ja rrëmbeni atij qëni! Lëvizni! Gjeni paratë! Lenini na mësonte se “Partia nuk është bujtinë pensioni për bandillë e ekselentë, fusha e luftës sonë i kapërcen kufijtë e moralit. Një horr mund të jetë i dobishëm për partinë edhe duke qenë horr. Në polikë morali nuk ekziston; nuk ekziston asgjë përveç arritjes së rezultatit”.

Ndaj o burra! Ti vërvitemi parasë. Skema është po ajo. Zhurmë me gazin e policisë në Breg të Lumit, të tjerat i zgjidhim në Aeroport. Në fund, paratë e rrëmbyera tu jepen kompanive të sondazheve. I kollandrisin vetë ata. Nuk ka më asnjë hezitim!  Atëhere, le të presim shifrat e muajve Prrill e Maj. Sondazhit mos Ju ndaj! Si fillim: Të ndahen lekët!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?