Prokuroria nis hetimin ndaj Policisë për grabitjen në aeroportin e Rinasit
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka urdhëruar sot nisjen e hetimeve për drejtues dhe zyrtare të Policisë për grabitjen e ndodhur dje në aeroportin e Rinasit. Sipas organit të akuzës ka dyshime se drejtuesit e Policisë së Shtetit në komisariatin e aeroportit janë janë përgjegjës për zbatimin e masave të shtuara të sigurisë në aeroportin e Rinasit. Një ditë para grabitjes, drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe komisariatit të Rinasit deklaruan se kishin marrë masa sigurie shtesë duke ndryshuar nivelin e sigurisë në gjithë perimiterin e aeroportin.
Shitmi i kontrolleve u bë pas pas atentateve terroriste në Stamboll, ku disa sulme kamikaze shkaktuan 44 të vrarë dhe qindra të plagosur.
Por shtimi i masave në aeroportin “Nënë Tereza” nuk rezultoi efikas. Kjo u dëshmua gjatë grabitjes së një sasie te konsiderueshme parash. Tre grabitësit kanë çarë rrethimin e aeroportit dhe kanë hyrë më armë në pistën e fluturimeve gjatë ditës së djeshme. Dyshohet se kanë marrë një sasi prej parash prej miliona eurosh.
Për të zbardhur se çfarë nuk ka funksionuar dhe cila e hallkë e sigurisë nuk ka qenë në nivelin e duhur, Prokurori i Përgjithshëm ka angazhuar drejtues te Prokurorisë se Përgjithshme për kryerjen e veprimeve te nevojshme hetimore ne ketë drejtim.