Grabitja në Rinas. Publikohet videoja, ja ku ndodhej njëri prej të arrestuarve

Ragip Hajdini, është një nga personat e arrestuar për grabitjen e ndodhur disa muaj më patë në aeroportin e Rinasit.

Hajdini u arrestua mbi bazën e dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alkond Bengasi, i cili flet për një takim mes pejanit dhe Admir Muratajt, që mbeti i vrarë pas grabitjes.

Por, një video e publikuar nga “News24” tregon se Ragip Hajdini në mesditën e 9 prillit ndodhej me një grup miqësh në një lokal në Spitallë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vidoja është sekuestruar nga prokuroria e Krimeve të Rënda e cila do të bëjë verifikimet e nevojshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më tani në lidhje me grabitjen e ndodhur në Rinas, janë ndaluar Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli dhe Saimir Çela.

Megagrabitja në Rinas, del video ku ndodhej Daja” nga Peja

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?