Grabitja në Rinas, sekuestrohen 70 kamera
Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht ka vënë në pranga katër persona si autorë të dyshuar në grabitjen e 9 prill në aeroportin e Rinasit. Për të rënë në gjurmët e autorëve, u sekuestruan rreth 70 kamera të bizneseve nga rreth rrotullimi i Bradasheshit deri në Rinas.
Policia njoftoi zyrtarisht pas më shumë se 13 ditësh kur ndodhi grabitja e 9 prillit në aeroportin e Rinasit, duke bërë të ditur se për të rënë në gjurmët e autorëve të dyshuar u përdorën metoda speciale të hetimit, si përgjimi ambiental për tre personat me origjinë nga Elbasani e po kështu edhe këqyrja me orëve të tëra të pamjeve të kamerave të sigurisë.
Ndërkohë, u angazhuan tre drejtori Vendore, të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Nga kontrollet janë gjetur prova materiale të shumta të cilat do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Numri i personave të ndaluar deri tani që po verifikohen është 20 të ndërsa për katër prej tyre, prokuroria e Krimeve të rënda ka kërkon masën e sigurisë atë të arrestit me burg.
KOHA JONË SONDAZH

