Grabitja në Rinas, zbardhen emrat e të arrestuarve
Zbardhen emrat e tre prej të arrestuarve nga policia dhe inicialet një tjetri lidhur me grabitjen e ndodhur në datë 9 prill në aeroportin e Rinasit.
Mësohet se ata janë: Alkond Bengasi dhe Saimir Cela, Renaldo Sulaj, dhe F.B,. Dyshohet se tre prej tyre kanë qenë bashkëpunëtorë, ndërsa njëri prej tyre dyshohet të jetë një prej autorëve të cilët kryen grabitjen e 9 prillit. Mësohet se lidhur me këtë ngjarje, tetë persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Tre prej tyre janë nga qyteti i Elbasanit ndërsa një tjetër nga Fushë-Kruja. Masat e sigurisë për katër të arrestuarit do të jepen ditën e nesërme në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Policia ka ushtruar kontrolle në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fushë-Krujës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje edhe për gjetjen e personit të konsideruar përgjegjës pas Admir Muratajt i cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë.
Servisi kishte më shumë se 6 muaj që i ishte dhënë me qera pikërisht Klement Calës, i cili ka nëshkruar kontratën përmes të afërmit të tij. Klement Cala është person i kërkuar dhe dyshohet se është një prej personave të shpallur në kërkim në lidhje me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit.
KOHA JONË SONDAZH

